7 Marsi – Dita e Mësuesit u shënua me ndarje të mirënjohjeve në Shtime

Komuna e Shtimes, në organizim të Drejtorisë për Arsim ka shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, respektivisht 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Fjalën tematike kushtuar Ditës së Mësuesit, para mësimdhënësve, në Shtëpinë e Kulturës e ka mbajtur drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Shtimes, Hajrullah Ademaj, i cili fillimisht, ka uruar mësuesit për këtë ditë të veçantë duke i falënderuar për punën dhe angazhimin që po bëjnë ndër vite, në përhapjen e diturisë brez pas brezi. Edhe kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli, përmes një fjale rasti, ka uruar mësuesit dhe ka folur për rolin e tyre si pishtarë të arsimit, të cilët, sipas tij, edhe në kushte shumë të vështira nuk i janë shmangur misionit të tyre për të qenë gjithmonë afër gjeneratave të reja në arritjen e shkallës së arsimimit dhe të edukimit. Ai ka potencuar se tani janë krijuar kushtet që mësuesit të aplikojnë metodat më bashkëkohore të mësimdhënies dhe me këtë rast ka përmendur ndërtimin e objekteve të reja shkollore, pajisjen e tyre me teknologji adekuate informative dhe përkushtimin që po bën komuna për ndërtimin edhe të tri objekteve shkollore, në Pjetërshticë, Muzeqinë dhe në Carralevë, për të cilat tha se janë në procedurë të fillimit të ndërtimit. Për angazhimin në procesin edukativo-arsimor mësimdhënësve dhe veteranëve të dalluar u janë ndarë mirënjohje dhe nga një stilolaps nga Drejtoria e Arsimit, të cilat i ndau drejtori, Hajrullah Ademaj.

Mirënjohjet u ndanë për këta mësimdhënës: Bahtiar Gashi – Godanc, Saranda Maliqi – Godanc, Behare Shamolli – Shtime, Agni Emini – Shtime, Sherife Muhaxheri – Carralevë, Faton Ahmeti – Carralevë, Kosovare Bytyqi – Petrovë, Hyzri Hysenaj – Petrovë ,Minire Qorrolli – Shtime, Behlul Rexhaj – Shtime, Adelina Rexhepi – Muzeqinë, Astrit Ferati – Muzeqinë, Brahim Brahimi – Pjetërshticë, Bahrije Gashi – Pjetërshticë, Ismet Ahmeti – Reçak, Jetish Jetishi – Reçak, Emine Zymeri – Shtime, për kontributin e dhënë në arsimin joformal në Shtime Organizatës Joqeverita BSFK, për kontributin e dhënë në SHFMU “Hasan Prishtina” në Godanc,  Rachel Eisenberg, vullnetare nga Korpusi i Paqës.

Ndërkaq, mirënjohjet post-mortum për mësimdhënësit që kanë dhënë shumë për arsimimin e brezave tanë, u ndanë nga kryetari, Naim Ismajli, të cilat u pranuan nga familjarët e mësimdhënësve post-mortum.

Nënkryetari, z. Fatmir Rashiti, ka ndarë mirënjohjet për veteranët e arsimit, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin edukativo-arsimor.

Në fund të kësaj ceremonie profesori Abdyl Hajredini ka performuar me një pike kulturore të titulluar “Mësuesi për mësuesin”, ekzekutuar me Mandolin kurse Anila Hysaj ka ekzekutuar një pike me flautë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …