Haskuka: PDK ka keqeverisur me Prizrenin për tre mandate dhe nuk mendoj që qytetarët do t’ia mundësojnë edhe një mandat keqeverisje

Haskuka: PDK ka keqeverisur me Prizrenin për tre mandate dhe nuk mendoj që qytetarët do t’ia mundësojnë edhe një mandat tjetër

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili është në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se duke pas edhe përkrahjen e elektoratit të partive tjera politike që nuk janë pjesë e balotazhit do të arrijë të jetë kryetari i ardhshëm i Prizrenit. Haskuka gjatë një interviste për KosovaPress ka deklaruar se pret ta arrijë 50 për qindshin nga votat e rreth 34 mijë votuesve që përkrahën partitë tjera për ndryshim.

“Mendoj që nga 60 mijë votues përafërsisht që kanë qenë do me thënë më shumë se 34 mijë faktikisht që janë edhe jashtë Vetëvendosjes dhe jashtë PDK-së kanë votuar për ndryshim dhe këta që janë dikur rreth 34/35 mijë votues të cilët nuk kanë votuar partitë të cilët kanë hyrë në balotazh besoj që do të jenë për ndryshime dhe në atë aspekt unë mendoj që do të kalojmë 50 për qindshin dhe do ta marrim udhëheqjen e komunës më 19 nëntor”, tha ai.

Pretendenti për të parin e qytetit historik të Prizrenit thotë se ai ka zhvilluar disa takime me subjektet politike që nuk janë në balotazh në këtë qytet dhe se pret mbështetjen e tyre për balotazh. Ai beson që elektoratit i Prizrenit nuk do e votojë kandidatin e PDK-së për shkak se ky subjekt politik për tri mandate me radhë ka keqeverisur.

“Shumica e qytetarëve të Prizrenit janë për ndryshim në këtë aspekt shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshimin, por kanë votuar për ndryshimin në parti të ndryshme, tani adresa e ndryshimit po del që të jetë do me thënë Vetëvendosja dhe në atë aspekt unë mendoj që të gjithë këta do të na bashkohen gjatë procesit zgjedhor për të ndryshuar gjendjen në Prizren apo qeverisjen në Prizren. Kam pas takime me të gjithë subjektet politike dhe në atë aspekt shpresoj që do të kemi mbështetjen e tyre për balotazh… Mendoj që elektoratit i shumicës së këtyre partive politike do të anoj nga unë nga siç thamë edhe njëherë PDK ka keqeverisur me Prizrenin për tre mandate dhe nuk mendoj që qytetarët do t’ia mundësojnë edhe një mandat keqeverisje edhe që problemet e njëjta të vazhdojnë“, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …