Në qendër të ekspozitës është portreti i Ahmet Qeriqit, të cilin artistja e ka trajtuar përmes dy fotografive të tij, të shndërruara në një interpretim artistik. Pjesë e ekspozitës janë edhe pesë fotografi që paraqesin burgjet ku Ahmet Qeriqi ka vuajtur dënimin, ndërsa përmes tetë fletëve të shkruara, artistja ka përcjellë nga një fjali që personifikon përvojën e tij të burgimit dhe kujtesën që ka lënë ajo periudhë. Përmes kësaj qasjeje, Emine Jetishi ka synuar të ndërthurë portretin me historinë personale dhe kujtesën kolektive, duke e kthyer hapësirën e dikurshme të burgimit në një vend reflektimi për të kaluarën. Titulli “8 vite të mbyllura, një kujtesë që nuk u mbyll kurrë” i referohet viteve të burgimit të Ahmet Qeriqit, por njëkohësisht përcjell idenë se përvojat e atyre që u burgosën për bindjet dhe veprimtarinë e tyre politike nuk përfundojnë me daljen nga burgu. Ekspozita e ekspozita kolektive me titull “Arkeologjia e një portreti”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 4 shtator 2026.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
