Sot bëhen 19 vjet nga masakra e Izbicës, në të cilën u vranë rreth 150 shqiptarë të Kosovës

Sot më 28 mars bëhen 19 vjet nga masakra e Izbicës, në të cilën u vranë rreth 150 shqiptarë të Kosovës

Sot bëhen 19 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, në të cilën u vranë rreth 150 shqiptarë të Kosovës. Nё datat 25, 26, 27 mars tё vitit 1999, UÇK-ja bëri rezistencë heroike ndaj forcave serbe, ndërsa e diela e 28 marsit, ishte dita që do të na bënte që edhe sot ta përkujtojmë. Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …