Kryetari serb, Aleksander Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

Kryetari serb, Aleksander Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

Nëse platforma e prezantuar nga Qeveria e Kosovës është zgjidhja që ofron Prishtina si zgjidhje për normalizim, atëherë nuk e di për çka dëshirojnë të bisedojnë, ka deklaruar sot kryetari serb, Aleksander Vuçiq. “Ajo platformë prezanton porosinë e tyre. Ne i kemi të gjitha, gjithçka është në duart tona, nëse Serbia dëshiron ta pranoj pavarësinë kjo është në rregull, nëse jo është fajtore për të gjitha”, ka thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se zyrtarë të BE-së e kuptojnë pozicionin e Serbisë, me ç’rast ka përmendur takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, e cila, siç thotë ai, është në anën e tyre, por fuqitë nuk janë në anën e Serbisë. “Qytetarët në Serbi duhet ta kuptojnë se ne jemi më të dobët, jo në krahasim me shqiptarët, por në raport me Amerikën dhe të gjitha shtetet që e përkrahin pavarësinë e Kosovë. Nuk negociojmë me Thaçin, por me padronët e tij”, ka pohuar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …