Brickos

950 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi në Suharekë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vazhdën e investimeve kapitale, për ndërtimin apo renovimin e qendrave të kulturës nëpër komuna të Kosovës, ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit, edhe me Komunën e Suharekës.

Memorandumi ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Suharekës është nënshkruar për “Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyqi në Suharekë”, dhe është në vlerë financiare prej 950 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se investimet që po bëhen në qendrat e kulturës nëpër shumë komuna të Kosovës, duke ndërtuar objekte të reja apo duke rinovuar ato ekzistuese, janë synim politik për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve më të volitshme dhe bashkëkohore, për zhvillimin e aktiviteteve kulturore nëpër komunat e Kosovës, dhe shtoi se këto investime do të vazhdojnë edhe nëpër komuna tjera.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha, dhe sidomos tani për këtë investim kapital në Suharekë, me çka, kjo komunë do të bëhet me shtëpi moderne të kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …