Haradinaj: Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër

Haradinaj: Enver Zymberi është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka kujtuar policin e ndjerë Enver Zymberi në shtatë vjetorin e rënies heroike të tij. Ai përmes një shkrimi ka thënë se Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës së Kosovës.

“Shtatë vjet më parë ra në krye të detyrës pjesëtari i Policisë së Kosovës Enver Zymberi, për t’u shndërruar në dëshminë më të fuqishme për ndjenjën reale të atdhedashurisë. Shërbimi deri në sakrificë sublime, në mbrojtje të Kosovës së pavarur, të rendit të saj kushtetues dhe simbolik, është udhërrëfyesi më i mirë për brezat, se si duhet përgjigjur thirrjes për t’i mbrojtur me besnikëri vlerat e atdheut. Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër. Rënia e tij dëshmon se themelet e kësaj Republike në tërësinë e saj janë të forta dhe si të tilla ato nuk mund të zhbëhën”, ka shkruar Hadadinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nga Peja: Kosova ka nevojë për Ardian Gjinin, votojeni numrin 128

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Pejës që në zgjedhjet e …