Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti: Ish-luftëtari i UÇK-së, Enver Zymberi është hero i integritetit të Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ka kujtuar policin Enver Zymberi i cili u vra nga kriminelët serb në veri të vendit. Ai ka shkruar se ish-luftëtari i UÇK-së, Enver Zymberi ka rënë dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur dhe është hero i integritetit të shtetit.

“Kishte kohë që nuk e kisha takuar Rremën, siç e thërrisnim Muharrem Zymberin në burgun e Pozharevcit. U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin. Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre. Shtatë vjet më vonë shënojmë edhe një përvjetor të vdekjes së policit dëshmor, Enver Zymberit, i cili u vra nga kriminelët serbë në veri të Kosovës. Enver Zymberi është hero i integritetit të Kosovës. Gjatë bombardimeve të NATO-s, kur ishte shumë i ri, Enveri e kishte babain në burg të Serbisë kurse me gjithë familjen e deportuan në Shqipëri. Mirëpo, ai menjëherë u mobilizua në radhët e UÇK-së në Kukës dhe hyri në luftë në Koshare. 12 vjet më vonë bie dëshmor në Kosovën e shpallur të pavarur. Qeveritë e Kosovës e kanë lejuar sundimin e strukturave kriminale të Serbisë në veri. Madje, ato edhe kanë dialoguar e bashkëpunuar me to: prej kontrabandës që zhvillohej në veri të vendit e deri te formimi i koalicioneve qeverisëse në Prishtinë. Janë të njëjtit pushtetarë që sot nuk kanë vija të kuqe për Serbinë dhe nuk skuqen për zhvatjet e tyre në Kosovë. Ata nuk e respektojnë as dëshmorin e as qytetarin e Kosovës, prandaj nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën. I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e dëshmorit, policit të Republikës së Kosovës, Enver Zymberit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …