Kanë vazhduar edhe të mërkurën dëgjimet buxhetore me publikun nga Komuna e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, kanë prezantuar para qytetarëve të këtyre lokaliteteve planifikimet e komunës së Skenderajt për vitet e ardhshme, si dhe kanë dëgjuar kërkesat e qytetarëve për investimeve në zonat ku ata jetojnë. Të pranishëm ishin Kryesuesja e kuvendit, Fatbardha Haliti si dhe Drejtorët e Drejtorive. I pranishëm ishte edhe Deputeti i kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu. Kryetari Jashari i ka inkurajuar qytetarët t’i paraqesin kërkesat me shkrim, për investime dhe realizim të projekteve në fshatrat dhe lagjet e tyre, të cilat do të realizohen gjatë periudhës së ardhshme 3 vjeçare. Edhe drejtori Berisha, në këto dy dëgjime ka folur për rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në këto procese, në mënyrë që projektet të ideohen në bashkëpunim me qytetarët e komunës. Nga ana tjetër, qytetarët kanë paraqitur kërkesa për investime në infrastrukturën rrugore, kanalizime dhe në sistemin e ujësjellësit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …