leoni

26 shkurti i vitit 1936 shënon lindjen e Simbolit të Rezistencës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi

Stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, shprehin ngushëllime për vdekjen e Adem Demaçit

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit më të madh dhe më konsekuent të lëvizjes sonë Kombëtare, Simbolit të Lëvizjes së Rezistencës, Bacë Adem Demaçit, stafi i Radios-Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit i shpreh ngushëllime familjes Demaçi, të afërmve, të burgosurve  politikë, veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjarëve të dëshmorëve. Ndarja nga jeta e Adem Demaçit, udhërrëfyesit të lirisë, ka prekur thellë zemrat e liridashësve kudo të trojet shqiptare dhe në mërgatë por, ngushëllimin e gjemë te jeta dhe vepra e tij, që  kanë qenë e do të mbesin edhe më tej udhërrëfyes për çlirimin dhe bashkimin e kombit.   Kontributi që Adem Demaçi i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi, por edhe forcave përparimtare demokratike kudo në rajon e më gjerë  është kontribut i pazëvendësueshëm i humanistit dhe veprimtarit më të përkushtuar për liri, drejtësi, barazi, pa dallim kombi, race e feje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Bllokada e institucioneve lidhet me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse kryeministri Albin Kurti …