Bedri Hamza: Votuesit e PDK-së mund të mos dalin fare në zgjedhje por nuk votojnë për asnjë parti tjetër

Ministri i Financave, Bedri Hamza: Kostoja e Projektligjit për Pagat të mos rrezikojë stabilitetin makro-fiskal

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Projektligji për Pagat duhet të jetë i përballueshem për buxhetin e shtetit. Ai theksoi se duhet të sigurohet se kostoja e tij nuk e rrezikon stabilitetin makro-fiskal. Hamza derisa ka prezantuar Raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore, ka bërë të ditur se Dogana dhe ATK-ja në gjashtëmujorin e parë kanë grumbulluar 40 milionë euro më tepër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 dhe kjo sipas tij, është bërë pa norma të reja tatimore por me vendime që kanë ndikuar në lirime. Ai tutje tha se për këtë periudhë kemi trend pozitiv të rritjes së të rriturave prej 6 për qind, më e mirë se viteve të kaluara. Hamza dekalroi se ka trend të rritjes të shpenzimeve për 9.7 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ai shtoi se janë në proces të reformës së re fiskale ku po trajtohen të gjitha ligjet që e rregullojnë fushën e ekonomisë. Qëllimi i saj, sipas Hamzës është të thjeshtësojnë procedura dhe të heqin procedurat burokratike. Hamza deklaroi se nga ligji i ri për TVSh-në do të këtë lirime për bizneset fermerët dhe bujqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …