Kryeministri Haradinaj: Deklaratat e priftit Sava Janjiq për ndarjen e Kosovës nuk përbëjnë kërcënim

Kryeministri Haradinaj: Deklaratat e priftit serb, Sava Janjiq për ndarjen e Kosovës nuk përbëjnë kërcënim

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat e priftit të  Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq se ka skenarë për ndarjen e Kosovës nuk përbëjnë kërcënim. Kreu i ekzekutivit këto deklarata i ka quajtur spekulime duke shtuar se integriteti territorial i vendit është i pacenueshëm. Ai këto deklarata i bëri gjatë vizitës që i bëri Kampit Bondsteel ku u takuar me komandantin e këtij kampi, Nick Ducich. Haradinaj tha se kosovarët duhet të ndihen të sigurt që të jetojnë në Kosovë. Pas ndalimit të punimeve në rrugën Deçan – Mali i Zi në afërsi të Manastirit të Deçanit, igumeni i kësaj kishe, Sava Janjiqi ka përkujtuar, siç ka thënë, se serbët dhe objekte kishtare serbe ka edhe në jug të Kosovës. Ndërsa sa i përket pjesëtarëve serbë të FSK-së, kreu i Qeverisë tha se ata janë njerëz të Kosovës dhe së bashku duhet të garantojnë sigurinë dhe jetën në paqe për të gjithë. Haradinaj tha se kampi Bondsteel është garanci për paqe në Kosovë, madje sipas tij, KFOR do të ndikojë edhe në aftësimin e ushtrisë.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …