Disa aeroplanë ushtarakë të Serbisë pritet të manovrojnë mbi komunat Preshevë Medvegjë e Bujanoc

Disa aeroplanë ushtarakë të Serbisë pritet të manovrojnë mbi komunat Preshevë Medvegjë e Bujanoc

Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në kuadër të një trajnimi të rregullt ushtarak, aeroplanët do të fluturojnë nga Nishi e në jug të Serbisë. Sipas këtij njoftimi, ky trajnim do të zgjasë deri më datën 10 gusht. Kjo nuk është hera e parë që aeroplanë ushtarakë  serbë do të fluturojnë mbi tri komunat shqiptare. Edhe më parë në raste të tensioneve me Kosovës aeroplanët e Armatës së Serbisë kishin fluturuar shumë afër kufirit me Kosovën. Një paralajmërim i tillë i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë ndërmerret pikërisht në kohën kur në veri të Kosovës është paralajmëruar tensionim i situatës, si dhe kur deklaratat për korrigjim të kufijve janë shpeshtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …