Brickos

KFOR-i

Serbia duhet ta marrë parasysh qëndrimin e Uashingtonit për Kosovën

Lidhur me  patrullimet e trupave të KFOR-it te Liqeni i Ujmanit, Beogradi zyrtar po e akuzon kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun ka thënë se Thaçi po e përdor praninë e forcave të KFOR-it në hidrocentralin e Gazivodës, për të futur në histori marrëveshjen e energjisë me Serbinë. Ne po hyjmë në fazën kritike të zgjidhjes Kosovë-Serbi dhe KFOR-i nuk është bindës kur thotë se kryen vetëm stërvitje. Qëllimi i këtij ushtrimi mbase kishte një mesazh”, deklaroi Drecun. Kosova medoemos po tenton ta marrë në pronësi këtë Liqen. Sipas Drecunit kjo po bëhet duke tentuar të improviziohet një marrëveshje e Energjisë, që ai thotë se nuk ekziston. Milovan Drecun theksoi se Serbia duhet ta marrë parasysh qëndrimin e Uashingtonit për zgjidhjen me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …