Shaip Kamberi thotë se vetëm Shtet e Bashkuara të Amerikës mund ta detyrojnë Vuçiqin  që ta njohë Kosovën

Shaip Kamberi thotë se fati i Kosovës Lindore duhet trajtuar njësoj për tri komunat

Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që i përdorë Hashim Thaçi. Kryetari i kësaj komune Shaip Kamberi thotë, se fati i Kosovës Lindore duhet trajtuar si një, i pandarë – Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës. Kamberi paralajmeron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Kosovës Lindore kjo do të ketë pasoja të rënda. Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në ato territore  ka shpështuar kontaktet me Prishtinën.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale jep leksion për drejtësi… nxënësit kërkojnë ‘Free Hashim Thaçi’”

Gjykata Speciale në Hagë duket se kanë gjetur audiencën më të papritur për edukimin juridik: …