Bandat terrorizojnë Çikagon, 10 të vrarë e 60 të goditur gjatë një dite

Bandat terrorizojnë Çikagon, 10 të vrarë e 60 të goditur gjatë një dite

Policia në qytetin amerikan të Çikagos ka kërkuar ndihmë për të luftuar dhunën me armë zjarri, pasi më shumë se 60 persona janë qëlluar gjatë fundjavës. Të paktën 10 vetë janë vrarë në qytet, e policia thotë se në pjesën më të madhe të rasteve bëhej fjalë për përplasje mes bandave. “Ne nuk do të dorëzohemi, – thotë shefi i Policisë së Chicagos. – Por, na duhet më shumë ndihmë nga sistemi gjyqësor, na duhet më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë”. Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar të dielën, me 30 persona të qëlluar me armë zjarri nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. Incidentet janë regjistruar kryesisht në anën jugore dhe perëndimore të Chicagos. “Është një nga fundjavat më të dhunshme dhe për këtë nuk ka diskutim”, tha një zëdhënës i policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …