Haradinaj: Nuk e kuptoj misionin e Baton Haxhiut për të na shpjeguar sa i mirë është ky, apo ai opsion

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë së kufijtë vetëm lufta i luan pasi ata janë të vendosur me luftë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se nëse draftstatuti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit, atëherë ai do të ndryshohet. Ndërsa sa i përket idesë së kryetarit, Thaçi për korrigjim kufijsh, Haradinaj ka thënë se kufijtë vetëm lufta i luan dhe ata janë të vendosur me luftë. Ai ka shtuar se ndryshimi i kufijve i shkon për shtati vetë një njeriut dhe vetëm një shteti. “Ndryshimi i kufijve i konvenon vetëm Vladimir Putinit dhe Rusisë. Ne nuk jemi në fushën e tij, ne jemi me Amerikën. Sigurisht se deklaratat për kufij janë kundëpërgjigje ndaj Serbisë e cila çdo ditë thotë se Kosova është djepi i Serbisë. E kjo përgjigje është se edhe ne e kemi Luginën e Preshevës”, ka thënë Haradinaj. Ai ka shtuar se në mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur njohja reciproke me këta kufij dhe vetëm kështu e mbështesin kryetarin Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …