Haradinaj: Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë

Haradinaj: Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar për vizitë në Vlorë. Ai ka thënë se tani e nderojmë me admirim guximin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, duke theksua se shqiptarët e dinë më së miri  çminin e lirisë. “Vizitë reflektuese tek baballarët e kombit, aty ku historia e shtetit u vulos me pavarësinë e saj dhe valimin e flamurit. Monumenti i Pavarësisë në Vlorë është rruga jonë historike dhe memorie se kush jemi. Sot, nderojmë dhe kujtojmë me admirim guximin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, figurave të mëdha të Shqipërisë dhe çdo shqiptari tjetër, që punuan të pa tunduar nga koha, që sot flamuri kuq e zi dhe kjo tokë ta kenë një emër, të lirë e të pavarur. Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …