Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore

Ragmi Mustafa: Ne unanimisht dhe pa dyshim se mbështesim bashkimin me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka komentuar idenë e korrigjimit të kufijve, duke u shprehur shumë i sinqertë në këtë fushë dhe në këtë drejtim, ne pa dyshim se mbështesim bashkimin me Kosovën. Në lidhje me lëvizjen e  kufijve ka autoritete dhe politikanë të mençur Republika e Kosovës, prandaj ftesa jonë është çdo ditë që të kyçen pozitë dhe opozitë në Kosovë që të bëjnë ekipin negociator për të dhënë kontributin maksimal me njerëzit më të mençur, të dijes, të shkencës dhe të penës për të zgjidhur këtë problem”. Çfarë do të jetë zgjidhja ne nuk do të propozojmë, këtu është arbitri, është Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët ndihmojnë dhe lehtësojnë zgjidhjen e këtij problemi”. Shqiptarët e kësaj ane  jo më pak se 100 mijë, nuk mund të jemi më të shkathët dhe më afër zgjidhjes së problemit dhe dhënies së formulave se si duhet zgjidhet, ka thënë mes tjerash Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …