Ministri, Valdrin Lluka: Elton Zhegra e Përmet Vula mbeten simbole të luftës, të lirisë dhe atdhedashurisë

Ministri, Valdrin Lluka: Elton Zhegra e Përmet Vula mbeten simbole të luftës, të lirisë dhe atdhedashurisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i ka kujtuar heronjtë Elton Zhegra e Përmet Vula. Ai ka thënë e ata mbeten simbole të luftës, të lirisë dhe atdhedashurisë. “Gjakova përkujton sot rënien heroike të Eltonit dhe Përmetit bashkë me bashkëluftëtarët e tyre. Sot 20 vite ishte ajo ditë e kobshme për vendin që morri jetën Eltonit dhe Përmetit me shokë. Pas 20 viteve, Eltoni dhe Përmeti mbeten simbole të luftës kundër agresorit serb, mbeten simbole të lirisë dhe atdhedashurisë. Sot është ditë kur reflektojmë dhe mendojmë nëse hapat që ndërmarrim në shtetndërtim janë ato që Eltoni dhe Përmeti i kanë ëndërruar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Eltonin dhe Përmetin dhe të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë”, ka shkruar Lluka.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti takon Komisioneren për zgjerim të BE-së, Marta Kos

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po …