Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula në 20 vjetorin e rënies së tyre heroike. Ai ka thënë guximi i tyre i motivoi shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së.

“Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut: Bekim Berishën, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Përmet Vulën. Në po këtë betejë, katër ditë më herët kishte rënë heroikisht edhe Bashkim Leku, bashkëluftëtar i pandashëm i tyre. Me atdhedashurinë dhe guximin e tyre, si eprorë dhe luftëtarë të shquar, ata motivuan shumë të rinj dhe të reja që t’i bashkohen radhëve të UÇK-së. Kontributi, sakrifica dhe veprat e tyre, do të jetojnë përgjithmonë si pjesë e lavdishme e historisë sonë”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …