Nesër në Deçan promovohet libri ,,Antologjia e Lirisë,, (për dëshmorët dhe të rënët e fshatit Irzniq 1998-1999)

Nesër në Deçan promovohet libri “Antologjia e Lirisë” (për dëshmorët dhe të rënët e fshatit Irzniq 1998-1999)

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i njofton të gjithë qytetarët se “të shtunën më datë- 11/08/2018, mbahen homazhe për Dëshmorët e Kombit, sipas kësaj agjende: Ora 10:30 Gllogjan Kompleksi Memorial ,,Dëshmoret e Kombit përkujtohen Dëshmoret Halil Sejfijaj, Enver Halilaj,Orhan Halilaj,Arton Hasanaj ,Naim Nimanaj,dhe Arben Ahmetaj. Ora 11:00 përkujtohen të gjithë Dëshmorët dhe Martirët e fshatiti Irzniq tek Lapidari i Fshatit. Ora 12:00, nën përkujdesjën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj , në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, bëhet promovimi i librit të autorëve Fadil Dervishaj dhe Kushtrim Dacaj me titull “Antologjia e Lirisë” (për dëshmorët dhe të rënët e fshatit Irzniq 1998-1999). Në këtë libër me portrete, jetëshkrime dhe poezi, është përmbledhur biografia e Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Irzniq. Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve dhe luftën e drejt të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …