Brickos

KMDLNJ

KMDLNj: Llaban nuk është dashur të dekretohet por është dashur të hetohet dhe të dënohet

Pas disa pritjeve dhe pasi përfundoi procesi i “verifikimit” për të kaluarën e tij, kryetari Thaçi e ka dekretuar Llabanin për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës përkundër kundërshtimit të prerë të KMDLNj – së dhe organizatave tjera joqeveritare që veprojnë në Kosovë. Ai është i dënuar në Serbi me një vendim të pakundërshtueshëm të një Gjykate për vepër penale të korrupcionit dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar krimininal i quajtur “Mafia Doganore”. Llaban, sipas KMDLNj – së, jo që nuk është dashur të dekretohet për gjykatës të Gjykatës Kushteuese të Kosovës por është dashur të hetohet, arrestohet dhe të dënohet për falsifikim të dokumentacionit dhe legalizim të një të pavërtete e cila lehtësisht është e dokumentuar (vendimi i gjykatës së Serbisë dhe Listës së Interpolit). KMDLNj, gjithashtu e kundërshton edhe mënyrën e rekrutimit të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe mënyrën e intervistimit nga Paneli që nuk ka kapacitet profesional ta bëjë përzgjedhjen e duhur për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese andaj duhet të bëhen ndryshime ligjore që krijojnë një mundësi dhe mekanizëm tjetër për zgjedhje të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese sikur që edhe presidenti duhet të ketë kufizime ligjore që të mos ketë të drejtë të dekretojë edhe kandidatë me një të kaluar kriminale siç ishte rasti Llaban.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …