leoni

Sipas Gallup International shqiptarët e preferojnë më së shumti kancelaren Angela Merkel si lidere botërore

Sipas Gallup International shqiptarët e preferojnë më së shumti kancelaren Angela Merkel si lidere botërore

Gallup International ka realizuar anketën e vitit 2018 në lidhje me mendimet që kanë qytetarët e 55 shteteve për udhëheqësit botëror. Të anketuarit janë pyetur nëse kanë mendim negativ apo pozitiv për kryetarin amerikan Donald Trump, atë rus Vladimir Putin, kryetarin turk Recep Erdogan, kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe liderë të tjerë. Kosova dhe Shqipëria që të dyja kanë nxjerrë kancelaren gjermane Angela Merkel si lideren e preferuar. Në Kosovë 77% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Merkel, kurse në Shqipëri kjo shifër shkon në 82%. 57% te shqiptarëve të Kosovës kanë mendim pozitiv për Erdogan, kurse 47% e tyre e shohin pozitivisht krytarin amerikan Trump. 10 % të kosovarëve kanë mendim pozitiv për Putinin, kurse 59 për qind kanë mendim negativ për të. Mirëpo, përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë përputhje në preferencën ndaj Merkelit, një dallim i madh vërehet në mënyrën si e shohin qytetarët e të dy vendeve presidentin rus, Putin. Në Shqipëri lideri i dytë më i preferuar është presidenti rus Putin, me 68% njerëz që ndajnë mendim pozitiv për të. Për Trumpin 67 % e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim pozitiv, kurse 30 % ndajnë mendim negativ.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmorët e Gradinës

Beteja e fituar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999 shënoi fitoren vendimtare të ruajtjes së pozicioneve të UÇK-së, në Rrafshnaltën e Drenicës

Më 18 prill të vitit 1999 në Gradinë të Rrafshnaltës së Drenicës ranë duke luftuar …