Daçiq

Korrigjim i kufirit me Kosovën është vetëm një ide, shkruajnë mediat serbe

Korrigjim i kufirit me Kosovën është vetëm një ide, shkruajnë mediat serbe, duke  paralajmëruar se në shtator do të diskutojnë për propozime konkrete, dhe për atë se çfarë do të thotë kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Nga shtatori do të duhej të diskutonin për çështje konkrete, që dikush e konsideron si kompromis. Idetë të cilat po qarkullojnë nuk do të pranohen nga ana jonë”, ka shtuar Daçiq para gazetarëve në Beograd. Shefi i diplomacisë serbe beson se shqiptarët nuk janë duke e kuptuar që situata ka ndryshuar, pasi që sipas tij ende mendojnë se gjithçka është si më parë dhe se Serbia duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës. Duke folur për rishikimin e kufirit me Kosovën, Daçiq ka thënë se në të ardhmen do të flasin më konkretisht.  “Me kompromis shqiptarët janë duke nënkuptuar marrjen e Preshevës dhe Bujanocit”, ka shtuar Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker

Reçaku dhe përgjegjësia historike: dëshmi që sfidojnë mohimin

Raportimi i The Washington Post dhe dëshmitë e mbledhura nga vëzhgues ndërkombëtarë, patologë mjeko-ligjorë dhe …