Thaçi

Thaçi falënderon sërish qytetarët e Kosovës Lindore lidhur me përkrahjen e tyre rreth idesë për bashkim me Kosovën

Edhe  pse kancelaria, Merkel u shpreh kundër zërave për ndryshim të kufijve dhe nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan, kryetari i Kosovës, Thaçi falënderon liderët sërish  qytetarët e Kosovës Lindore  për përkrahjen e tyre rreth idesë për bashkimin me Kosovën. Ai thotë se kjo e drejtë duhet t’i bashkojë të gjithë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera. “Edhe njëherë i falënderoj liderët dhe qytetarët e që po përkrahin arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e drejtë duhet të na bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin, Albin Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar ftesën për takim me kryeministrin Albin Kurti, …