Kryetari Haliti merre pjesë në një takim të organizuar nga UNDP-ja

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dh e Zhvillim Rural si dhe Kryesuesi i Grupit Punues të projektit UNDP për Viti, Granit Abdyli kanë marrë pjesë në një takim të organizuar nga UNDP-ja, ku të pranishëm ishin komunat partnere me të cilat implementohet projekti INTERDEV 2. Përndryshe gjatë këtij takimi janë vlerësuar të arriturat e projektit në fjalë si dhe është biseduar rreth vazhdimit të këtij projekti me komunat partnere për periudhën 2019-2021. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se përmes këtij projekti deri me tani janë realizuar projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune duke potencuar se vazhdimi i tij është në interes të qytetarëve vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …