Drejtori Morina viziton Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në qytetin e Rahovecit

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina, ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në qytetin e Rahovec, ku ka parë nga afër të gjitha përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtori Morina thotë se Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Isa Boletini”, që është shkolla më e madhe në Komunën e Rahovecit, është e gatshme t’i presë mësimdhënësit dhe nxënësit për të filluar mbarë vitin e ri shkollor. Gjithashtu, drejtori Morina, drejtorit të shkollës, Sakip Kryeziu dhe ekipit të mirëmbajtjes së shkollës ju ka uruar punë të mbarë dhe suksese në realizimin e punëve të tyre përgatitore.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …