Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se më 9 shtator do ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me dije se më 9 shtator do ta vizitojë Kosovën. “Nëse çdo gjë do të shkojë sipas planit, në këtë datë do të jem me serbët në Kosovë”, ka thënë Vuçiq i cili ka bërë të ditur se Amerika është kundër ndarjes së Kosovës, ndërsa së bashku me Berlinin i kanë përvijuar kufijtë e saj në dëm të Serbisë. “Kemi një territor të përcaktuar nga ana e fuqive perëndimore, që shkon kundër nesh. Kufijtë në Jarinjë dhe Bërnjak janë vendosur përfundimisht në vitin 2011. Ne i quajmë kalime administrative sepse nuk i njohim, por nuk mund të hyjmë në Kosovë e të mos e kalojmë këtë kufi, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Nëse fiton autoritarizmi, qytetarët do ta pësojnë

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se nëse në Kosovë fiton, siç e quajti ai, …