Merdare

MPB e Kosovës ka reaguar kundër ndalimit të lëvizjes së lirë të shtetasve tanë në Serbi

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar kundër ndalimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës, që po ua bën Serbia kur ata tentojnë të kalojnë nëpër territorin e Serbisë me patentë shoferë nga Kosova. Përmes një njoftimi për media ministria thotë se është duke shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilëve kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.  “Me Marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë lirshëm me patentë-shoferët e shtetit përkatës. Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, thuhet në reagimin e ministrisë së brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …