Soltes: E ndajë shqetësimin me qytetarët e Kosovës për mosliberalizimin, ka argumente të mjaftueshme për heqjen e vizave

Soltes: Qëndrimi i Merkelit për Kosovën është edhe qëndrim i Bashkimit Evropian

Gjatë një interviste për mediet e Shqipërisë, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka deklaruar se BE-ja vazhdon të këmbëngul në arritjen e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e tyre. Ai ka shtuar më tutje se Bashkimi Evropian insiston në përmbushjen e marrëveshjes, e cila është shkruar dhe vulosur nën titullin “Marrëveshja e Brukselit”. Ka akoma edhe disa kapituj të tjerë të cilat duhen të realizohen plotë- sisht nga të gjitha palët, madje kjo marrëveshje duhet të pranohet edhe nga partitë, në të dyja vendet. Kjo, natyrisht nuk është një proces i lehtë dhe kërkon një kompromis të madh dhe një përfshirje të sinqertë të të gjitha palëve të interesuara, ka deklaruar raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Evropian, Igor Soltes. Ndërsa komentuar zërat për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe serbisë, ai ka theksuar se kancelaria gjermane, Angela Merkel e ka refuzuar kategorikisht këtë ide dhe se të njëjtin qëndrim kanë shfaqur edhe lider të tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …