Serwer: Do të bëhet presion mbi Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Serbinë para zgjedhjeve në Beograd

Analisti amerikan, Daniel Serwer thotë së janë shumë të rrezikshme idetë për ndarjen e Kosovës

Analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si shumë të rrezikshme idenë për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë se ndarja e Kosovës do të ngriste të njëjtën çështje edhe në vendet tjera, e sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi. Madje sipas tij, një gjë e tillë, do t’i ndihmonte tentativave të Rusisë për devijimin dhe marrjen e territoreve në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukraninë. I pyetur për deklaratat e kancelares amerikane, e cila tha se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në regjion, Serwer tha se edhe amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën frazë. “Ai ka goditur në shenjë, tash amerikanët duhet ta përsërisin të njëjtën”, është shprehur Serëer. E sipas tij një marrëveshje ideale mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij do të ishte një zgjidhje e cila do të ruante integritetin territorial të dy vendeve, dhe e cila do t’i mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Analisti amerikan pati një përgjigje interesante kur u pyet se a mendon që Thaçi, Vuçiq e Mogherini duhet të nominohen për çmimin “Nobel” për paqe. “Po, pse jo?”, ishte përgjigja e Serwer. Kujtojmë se Serwer është një kundërshtues i madh i ndryshimit të kufijve në regjion. Këtë e ka shprehur në secilën prej intervistave kur është pyetur për një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …