Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga personat e infektuar dhe moshuarit të mos shkojnë në xhami

Manifestimi qendror për faljen e Kurban Bajramit në Kosovë është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Kurban Bajramin. Për qytetarët e Kosovës, manifestimi qendror për territorin e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi filloi në ora 5:10, me faljen e namazit të sabahut nga Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, pas të cilit ishte edhe ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën e mbajti Bahri ef. Sejdiu ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Namazi i Kurban–Bajramit u fal në ora 06:25 të cilit i priu Hfz.Xhelal ef. Kaloshi, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban  Bajramit e mbajti, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, e BIK, Kryesia e BIK si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban  Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …