Mijëra besimtarë islamë, në Sheshin Skënderbej të Tiranës kanë falur namazin e Bajramit

Mijëra besimtarë islamë, në Sheshin Skënderbej të Tiranës kanë falur namazin e Bajramit

Mijëra besimtarë islamë, që në orët e para ishin tubuar në Sheshin Skënderbej të Tiranës për të falur namazin e Bajramit të Vogël, apo Kurban Bajramit. Kryetari i komunitetit Skënder Bruçaj, bëri thirrje për më shumë dashuri dhe solidarit mes njeri-tjetrit. “Le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje. Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne. Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona, u shpreh Skënder Bruçaj, kryetar i myslimanëve në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …