Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Kryetari i Skënderajt, Bekim Hamëz Jashari, uron besimtarët islamë për Kurban Bajram

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, në urimin e tij drejtuar  besimtarëve islamë për Kurban Bajram, tha se të gjithë besimtarëve islamë dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Skenderajt, dhe me gjerë, u dërgoj urimet më të sinqerta, me shpresën dhe lutjet te Allahu i Madhërishëm, që t’i ketë pranuar ibadetet, adhurimin ndaj Tij, sakrificat dhe veprat e mira e të sinqerta! Festa e Kurban Bajramit, përveç tjerash, demonstron dashurinë, nënshtrimin dhe respektin tonë ndaj porosive Hyjnore. Kjo festë gjithashtu, fton besimtarët islamë që të jenë më të arsyeshëm, të kultivojnë vlera njerëzore ndaj të gjithëve, në veçanti ndaj familjes, të afërmeve, fqinjëve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë. Haxhi, si një nga pesë shtyllat e fesë islame, është detyrim fetar, dhe po përmbushet edhe nga një grup i qytetarëve të komunës së Skenderajt, të moshave të ndryshme. Këta besimtarë i janë bashkuar karvanit prej dhjetëra miliona besimtarëve tjerë islamë nga mbarë bota, në rrugën e tyre drejt Qabesë në Mekë dhe vendeve tjera të shenjta në Arabi.

Të dashur besimtarë të besimit Islam!

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Me urimet për begati, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit, urime Festa e Kurban Bajramit!

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …