A. Press ka njoftuar për marrjen e dy avionëve luftarakë mig – 29 rusë nga Forcat ajrore të Serbisë

A. Press ka njoftuar për marrjen e dy avionëve luftarakë MIG 29 rusë nga Forcat ajrore të Serbisë

Agjencia amerikane e lajmeve “A. Press” ka njoftua për marrjen e dy avionëve luftarakë mig – 29 rusë nga Forcat ajrore të Serbisë. Agjencia  ka vlerësuar se pajisjet me armatim pjesë të cilit janë migët, mund të shtojnë tensionet në Ballkan. Kjo agjenci lajmesh ka theksuar se Rusia i ka dhënë pa pagesë Serbisë, gjashtë avionë me defekte, dy nga të cilët pas remontit të gjithanshëm e të përgjithshëm, i janë dorëzuar Ushtrisë serbe. Ndreqja e këtyre Serbisë do t’i kushtojë rreth 185 milionë euro. Serbia, e cila përsërit të jetë ushtarakisht neutrale, po bisedon me Rusinë për t’u pajisur me armatime të tjera, përfshirë edhe helikopterë transportues ofensivë, të blinduar dhe sisteme të mbrojtjes kundërajrore, thekson kjo agjenci amerikane e lajmeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …