leoni

UJMANI

Serbia ankohet se Hidrocentrali i Ujmanit u mor nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane, në Kosovë

Mediet në Serbi ankohen se kohë më parë hidrocentrali i Ujmani u mor nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane, në Kosovë. Ushtarët amerikanë, siç njofton televizioni publik i Serbisë, mund të shihen ende përreth Ujmanit edhe pse, siç theksohet, ato aty nuk janë stacionuar. Drejtori i Ndërmarrjes publike „Ibar“ Vuloviq i ka thënë këtij mediumi se për herë të fundit ato forca i ka parë dje. „Çdo ditë vijnë te pajisjet dhe objektet e ndërmarrjes sonë, por me automobila civilë”, ka thënë Vuloviq. Ai ka theksuar se kur në fillim të këtij muaji ushtarë amerikanë kontrolluan qasjet te liqeni, u ishte thënë se bëhej fjalë për ushtrime të rregullta ushtarake. Disa ditë më parë ata  i morën objektet e hidrocentralit të Ujmanit, në takimin e të shtunës na njoftuan se ky ishte ushtrim i rregullt ushtarak, i planifikuar një muaj më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …