Dacic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, shfaq droje se Shqiptarët një ditë do të arrijnë deri në qytetin e Nishit

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq shfaq droje se Shqiptarët një ditë do të arrijnë deri në qytetin e Nishit kur edhe kanë qenë në kohën e Perandorisë  Osmane. Në një konferencë shtypi, pas takimit me diplomatin rus Sergej Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis. Sipas tij të gjithë shqiptarët e duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, sepse duan të vijnë deri në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe veriun Greqisë. Faktin për këtë ekspansion të shqiptarëve, Daçiqi e sheh  në kremtimin e  datëlindjes së ish-kryetarit amerikan Bill Clinton ditë më parë në Prishtinë. Kosova është i vetmi vend në botë ku i festohet, ditëlindja, përveç në shtëpinë e tij”. Kjo është, sipas Daçiqit  dëshmi se shqiptarët “kanë mbetur parapa me kohën”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …