Aleksander Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se është caktuar një prokuror tjetër në rastin e veteranëve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë sot se është caktuar një prokuror tjetër në rastrin e veteranëve. Ai në një konferencë për media tha se ish – prokurori Elez Blakaj i ka pasur emrat, por nuk janë përfshirë në aktin akuzues, pasi sipas tij, me këtë do të merrej masa e përkohshme. Një prokuror nga prokuroria speciale do të vazhdoj me plotësimin e asaj aktakuze, sipas sugjerimeve të kryeprokurorit të prokurorisë speciale. Sot është caktuar prokurori që do ta trashëgojë këtë lëndë. Është urdhëruar ekipi i zyrtarëve ligjor që t’i kryen veprimet që kërkohen nga kryeprokurori dhe prokurori i rastit”, ka theksuar Lumezi, i cili ka folur edhe për kërkesën që të dorëhiqet nga pozita e tij, duke theksuar e ka shqyrtuar këtë çështje, dhe nëse institucionet relevante dhe konkretisht Këshilli Prokurorial i Kosovës sipas tij, vendos që ai e ka shkelur ligjin dhe vlerëson se duhet të shkarkohem, është krejt në rregull. Lumezi ka thënë se kurrsesi nuk do ta pranojë presionin e shoqërisë civile, individëve të caktuar apo të politikës që ndërhyjnë në punën e kryeprokurorit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …