Diskutohet Projekt-rregullorja për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësirat publike në Skenderaj

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, ka mbajtur të mërkurën diskutimin publik me qytetarë për Projekt-rregulloren, për kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësirat publike. Drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti, ka dhënë sqarime para qytetarëve rreth përmbajtjes së Projekt-rregullores, duke përmend aspektet që përcaktojnë kriteret e vendosjes së objekteve të përkohshme në hapësirat publike të Skenderajt. Qytetarët nga ana e tyre, kanë paraqitur vërejtje dhe sugjerime rreth përmbajtjes aktuale të kësaj rregulloreje, ndërsa Drejtoria e Urbanizimit dhe Mbrojtjes së Ambientit, është zotuar t’i ketë parasysh të gjitha shqetësimet, vërejtjet dhe kërkesat e paraqitura gjatë diskutimit publik. Vlenë të kujtohet fakti se Projekt-rregullorja vazhdon të jetë në diskutim publik deri më 10 shtator, dhe gjatë kësaj periudhe qytetarët, grupet e interesit dhe të tjerët janë të lirë t’i paraqesin me shkrim komentet.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …