Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Labinot Tahiri, viziton Komunën e Suharekës

Ashtu siç edhe ka premtuar, Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Labinot Tahiri, ka ardhur për ta sjellë një donacion (ndihmë), për qytetarët e Komunës së Suharekës, me rastin e vërshimeve. Ai u prit nga Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, i cili e falënderoi deputetin Tahiri për përkrahjen që po i jep Komunës së Suharekës, në këto ditë të vështira për Komunën. Deputeti Tahiri u shpreh i kënaqur me pritjen dhe tha se me aktivitete të tilla nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë së mbështeturi qytetarët aty ku kanë nevojë. Deputeti Tahiri ka sjellë 2 kamionë të mëdhenj me ujë të pijes, 50 paleta të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …