Asgjësohet sasi e konsiderueshme e produkteve ushqimore në Ferizaj

Aksioni i ndërmarrë muaj më parë me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për kontrollimin e produkteve që ofrohen në treg, po vazhdon me po të njëjtin intensitet edhe gjatë gjithë kësaj kohe. Të mërkurën, inspektorët komunal të përbërë edhe nga inspektorët sanitar, të tregut dhe mjedisit kanë kapur dhe asgjësuar në njërin nga marketet e mëdha që operon në Ferizaj, një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore të prishura, përkatësisht të skaduara. Këto produkte janë zënë gjatë kontrollit rutinor në proces shitje. Inspektorati komunal gjatë 3 muajve të fundit ka inspektuar shumicën e marketeve, lokaleve ku ofrohen produkte të ndryshme, që ka rezultuar me mbi 80% e lokaleve, marketeve plotësojnë kushtet, gjegjësisht produktet ofrohen sipas të gjitha kushteve për shitje- konsum. Komuna e Ferizajt, përkatësisht inspektorati i komunës është i vendosur në përmbushje të qëllimit të Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu që shëndeti i qytetarëve të garantohet në bazë ditore nga cilësia e produkteve që ofrohen në treg.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …