Kryetari Muharremaj takon komisionet e formuara për vlerësimin e dëmeve

Është mbajtur takimi i Kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj me komisionet e formuara për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut që shkaktuan vërshime pak ditë më parë në territorin e komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga komisionet të dalin në terren dhe ta bëjnë vlerësimin real të dëmeve. Komisionet janë zotuar që punën për vlerësimin e dëmeve do ta përfundojnë me nder dhe dinjitet, duke e vlerësuar gjendjen ashtu siç është.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …