leoni

Osmani: Të protestohet masovikisht për t’i dëshmuar Thaçit e kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme

Osmani: Të protestohet masovikisht për t’i dëshmuar Thaçit e kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme

Deputetja Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar protestë masive më 7 shtator.  Thotë se vetëm kështu i dëshmohet kryetarit Thaçi se Kosova është e pandashme. Nëpërmjet një postimi deputetja e LDK-së ka bërë me dije se e përkrah rezolutën kundër korrigjimit të kufijve, por se kjo nuk mjafton për Thaçin. “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit. Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme” ka shkruar ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …