leoni

Nesër në Prishtinë do të marshohet për të përkujtuar personat e zhdukur nga lufta me thirrjen "Ku janë?"

Nesër në Prishtinë do të marshohet për të përkujtuar personat e zhdukur nga lufta me thirrjen “Ku janë?!”

Më rastin e 30 Gushtit, Ditës Ndërkombetare të Personave të Zhdukur, nesër në Prishtinë do të marshohet me thirrjen “Ku janë?” Në këtë marshutë do të marrin pjesë edhe familjarët e 64 personave të zhdukur nga Krusha. Lajmin dhe agjendën e paraparë e ka publikuar i pari i këtij fshati Selami Hoti përmes një postimi në rrjetin social.

“30 GUSHTI-DITA NDËRKOMBËTARE PËR PERSONA TË ZHDUKUR. Të nderuar familjar të të zhdukurve nga Krusha dhe tërë Kosova, me rastin e shënimit të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj të gjithëve që të shkojmë në Prishtinë, në Marshin Përkujtimor. Krushës na mungojnë edhe 64, tërë Kosovës edhe 1648! Agjenda: -13:00 Nisja me autobus nga Krusha; -16:30 Marshi përkujtinor nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’, për të vazhduar me ecjen gjatë tërë Bulevardit ‘Nënë Tereza’, dhe për të arritur në ora; -16:48 te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur (përballë Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës). Bulevardi ‘Nënë Tereza’, do të jetë i mbuluar me 1648 gjurmë (gjurmë të këmbëve, të shënjuara me ‘?’ (pikëpyetje), numrin 1648 dhe thirrjen ‘KU JANË’), si simbolikë në nderim dhe kujtim edhe për 1648 personat e zhdukur të Kosovës. Gjatë ecjes, pak para arritjes të Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, do t’i bashkëngjiten edhe disa familjarë, të cilët do të jenë duke qëndruar në pritje në një ‘Sofër’ (e vendosur para Teatrit Kombëtar). Marshi Përkujtimor, do të përfundojë me vendosjen e luleve , nga ora 16:48, para Përmendores dedikuar personave të zhdukur”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …