Partitë opozitare kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për t’i kundërshtuar bisedimet për korrigjim të kufijve në Kosovë. Seanca pritet të mbahet të martën e ardhshme, më 4 shtator. Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Partia Socialdemokrate kanë arritur të sigurojnë më shumë se 40 nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të kundërshtuar idenë e kryetarit Thaçi për korrigjim të kufijve dhe për mbledhjen e këtyre nënshkrimeve u ka dalë në ndihmë edhe partneri i koalicionit Nisma Social-demokrate. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare do të mbahet më 4 shtator.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Kurti, është shprehur i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por me konsensus të partive politike
Kryeministri Albin Kurti, është shprehur i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por ka …