Kryeministri Haradinaj dhe ministri Lekaj i kanë inspektuar sot punimet në urën Kaçanik-Hani i Elezit

Kryeministri Haradinaj dhe ministri Lekaj i kanë inspektuar sot punimet në urën Kaçanik-Hani i Elezit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot realizuan vizitë inspektuese punimeve në urën Kaçanik-Hani i Elezit, 5.7 kilometra e gjatë, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”. Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës. Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …