AUTOUDHA “ARBËN XHAFERI” PËRFUNDON KËTË VIT

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, te enjten realizuan vizitë inspektuese punimeve në urën Kaçanik-Hani i Elezit, 5.7 kilometra e gjatë, pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”. Gjatë kësaj vizite u informuan nga afër me dinamikën e punimeve nga Drejtori i Projektit Riyadh Alkhazraji, i cili tha se punimet në këtë segment, i cili shënon edhe fundin e autostradës “Arbën Xhaferi”, janë duke u realizuar 7 ditë në javë, me dy ndërrime, dhe se në këtë segment janë të angazhuara mbi 300 kompani vendore me afro 4000 punonjës. Haradinaj dhe Lekaj kanë kërkuar nga kompania që të mbahet dinamika e punimeve, në mënyrë që kjo autostradë të jetë e gatshme për festat e fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …