Për ta pastruar ambientin, të gjithë në aksion më 15 shtator

Më 15 shtator do të ketë aksion për pastrimin e tërë territorit të Kosovës. Edhe Në Komunën e Suharekës do të ketë një aksion të tillë. Për këtë, në zyrën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, së bashku me disa zyrtarë komunalë, e kanë bërë planin se si të veprohet ditën e pastrimit të ambientit nga mbeturinat. Kryetari Muharremaj, në bashkëbisedim me zyrtarët komunalë tha se: “Ne me të gjitha kapacitetet institucionale, do ti bashkangjitemi aksionit të madh dhe gjithëpërfshirës për pastrimin e ambientit më 15 shtator.

Kur jemi bashkë mund ta përmirësojmë pamjen e ambientit duke e pastruar dhe mirëmbajtur atë, natyrisht përmes punës dhe vetëdijesimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …