Haradinaj: Dorëzimi i Pallatit të Rinisë në menaxhim të Komunës së Prishtinës është një ndër vendimet e para të qeverisë

Haradinaj: Dorëzimi i Pallatit të Rinisë në menaxhim të Komunës së Prishtinës është një ndër vendimet e para të qeverisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se dorëzimin i Pallatit të Rinisë në menaxhim të Komunës së Prishtinës është një ndër vendimet e para të qeverisë. Ai me anë të një postimi ka thënë se ky transferim përmbush edhe njërin nga premtimet e qeverisjes së tij. “Ndër vendimet e para të Qeverisë sime ka qenë ai për kthimin e Pallatit të Rinisë qytetarëve të Prishtinës, të cilët e kanë ngritur me djersën e tyre, përmes vetëkontributeve në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Vendimi që Agjencia Kosovare e Pronave t’ia bartë Pallatin e Rinisë në menaxhim Komunës së Prishtinës, është zbatuar, me marrëveshjen e sotme për pranim-dorëzim, ndërmjet drejtorit menaxhues të AKP-së Ekrem Hajdari dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përmbushja e secilit premtim dhe zbatimi i vendimeve, më jep më shumë energji që të vazhdoj punën në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Pandalshëm në shërbimin Tuaj, qytetarë të dashur!”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …